Trajnime për Ndërmjetësit

  • Trajnime të vazhdueshme për Ndërmjetësit

Trajnimi i vazhdueshëm për ndërmjetësit ofrohet një herë në vit nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve të paktën 5 ditë në vit. DHKN-ja miraton kurrikulën e trajnimit dhe e publikon në fillim të çdo viti kalendarik. Përmbajțja e programit të trajnimit të vazhdueshëm reflekton zhvillimin e kompetencave profesionale të pjesëmarrësve, i cili do të fokusohet në zhvillimin e aftësive praktike dhe vlerat etike të tyre, në bazë të Urdhërit të Ministrit nr 89, datë 23.02.2021.

Më Shumë

  • Trajnim i Vazhdueshëm
  • Programi
  • Kalendari i Trajnimeve
  • Trainuesit

Trajnimi Fillestar

Trajnimi fillestar organizohet nga DHKN-ja por ai mund të organizohet edhe nga Institucionet e Arsimit Lartë në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve. Ajo harton kurrikulat e trajnimit, të cilat aprovohen nga Ministria e Drejtësisë.

Programi i trajnimit fillestar është një program 1-vjeçar që iu ofrohet kandidatëve për ndërmjetës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10385/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Programi i trajnimit fillestar të detyrueshëm 1-vjeçar organizohet në bazë të Urdhërit të Ministrit nr 89, datë 23.02.2021.

Më Shumë

  • Trajnimi Fillestar
  • Formular Regjistrimi
  • Program dhe Metodologjia e Trajnimit
  • Kalendari i Trajnimeve
  • Komisioni Vlerësimit, Trajnerët dhe Lehtësuesit
Artboard 32

Adresa

Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania

Artboard 37

Orari Punës

E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00