Evente
Evente të Ardhshme
Asnjë ngjarje nuk është planifikuar për momentin. Ju lutemi konsultohuni rregullisht me këtë faqe për përditësime të mundshme.
Evente të Ndodhura
Tryezë e rrumbullakët “Sfidat e Sistemit të Drejtësisë dhe Zgjidhjet Alternative”
Më 28 mars 2025 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë “Sfidat e Sistemit të Drejtësisë dhe Zgjidhjet Alternative” ⚖️.
Kjo tryezë mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve kyçe të drejtësisë si: Ministria e Drejtesise, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjyqtarë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, përfaqësues të Bashkimit Evropian në Shipëri, përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Gjykatës Evropiane të Arbitrazhit, CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.
Eventi u fokusua në analizimin e sfidave aktuale të sistemit të drejtësisë dhe promovimin e mekanizmave alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, me theks të veçantë në rolin e ndërmjetësimit. Diskutimet dhe ndërveprimet mes panelistëve dhe ndërmjetësve sollën ide dhe rekomandime të vlefshme për forcimin e #ndërmjetësimit si një mjet efikas për rritjen e aksesit në drejtësi.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre të çmuar në këtë aktivitet.
📷 Momente nga aktiviteti mund t’i ndiqni në fotot e mëposhtme.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim.












Zhvillimi i #Ndërmjetësimit, rritja e aksesit në #Drejtësi në Shqipëri
Një progres i rëndësishëm është bërë në forcimin e sistemit të ndërmjetësimit, duke kontribuar në një sistem drejtësie më efikas dhe gjithëpërfshirës, në kuadër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
🤝 Mbi 2,000 çështje të zgjidhura me sukses përmes ndërmjetësimit dhe 114 çështje të trajtuara falas për qytetarët në nevojë .
🏛 Krijimi i 3 degëve vendore të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
📚 93% e ndërmjetësve aktivë të trajnuar në fusha të specializuara për të ofruar shërbime cilësore në të gjithë vendin.
⚖ Mbi 500 profesionistë të drejtësisë dhe sektorëve të tjerë strategjikë të aftësuar mbi procesin e ndërmjetësimit.
📢 Mbi 1 milion qytetarë të informuar përmes një fushate ndërgjegjësuese në nivel kombëtar.
Këto arritje u vlerësuan gjatë Eventit Përmbyllës të projektit “Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” (EmPoMe), i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim. #EmPoMe është zbatuar nga CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe Fondacioni Shqiptar për Zgjidhjen dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve (AFCR), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë që nga dhjetori i vitit 2021. CSSP – Qendra e Berlit për Ndërmjetësimin Integrues, the Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, and the Albanian Foundation for Conflict Resolution and Reconciliation of Disputes (AFCR), in close collaboration with the Ministry of Justice of Albania since December 2021.
Këto përpjekje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi drejtësie më të aksesueshëm dhe efikas. Ndërsa përgëzojmë këto arritje, mbetemi të përkushtuar për të vijuar konsolidimin e mëtejshëm të sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri.










Ceremonia e Njohjes të së Drejtës për Ushtrimin e Profesionit të Ndërmjetësit midis Shqipërisë dhe Kosovës
Më 26 nëntor 2024, Dhoma Kombetare e Ndërmjetësve me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, zhvilloi ceremoninë zyrtare e cila shënoi finalizimin e Marrëveshjes Teknike për njohjen e ndërsjellë të profesionit të ndërmjetësit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky është një moment historik në kuadër të harmonizimit të sistemit të ndërmjetësimit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe profesional mes dy vendeve tona.
Ceremonia zyrtare u vijua me një tryezë të rrumbullakët me ndërmjetës dhe ekspertë nga Shqipëria dhe Kosova për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes teknike ndërmjet Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës.
Në fokus të diskutimit, ishin sfidat dhe mundësitë për njëhësimin e sistemeve dhe praktikave më të mira të ndërmjetësimit në të dy vendet, duke synuar rritjen e aksesit në drejtësi dhe promovimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e projektit “Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” që zbatohet nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve në partneritet me CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation dhe Fondacionin për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, me mbështetjen financiare të Austrian Development Agency.







Në muajin Korrik 2023, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve festoi 10-vjetorin e saj, në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë. Aktiviteti u drejtua nga Ministri i Drejtësisë Z. Ulsi Manja dhe Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve Znj. Drita Avdyli.












Adresa
Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania
Orari Punës
E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00