Histori Suksesi

Një rast i suksesshëm i referuar nga Ndihma Juridike Falas Tirane!

Familja Dule, e prekur nga tërmeti i 2019, përfitoi ndihmën e Ndërmjetëses për të zgjidhur një konflikt me firmën ndërtuese dhe për të siguruar grantin e dytë nga Bashkia Tiranë. Falë ndermjetësimit, ata shmangën një gjyq të gjatë dhe të kushtueshëm, duke siguruar ndihmën financiare dhe përfunduar ndërtimin në kohë.

Zbuloni historitë tona të suksesshme në Shqipëri, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve falë ndërmjetësimit. Mos hezitoni të na kontaktoni nëse dëshironi të zgjidhni edhe ju problemin tuaj me ndërmjetësim.

  • Aishja ishte në konflikt me Hanifen për shkak të një borxhi monetar. Falë punës që ndërmjetësja bëri, arriti që ti mundësojë që të dëgjojnë shqetësimet e njëra-tjetrës dhe të kuptojnë se sa ka rënduar kjo situatë në familjen e gjithë secilës, Hanifja pranoi që këtë konflikt ta zgjidhë me ndërmjetësim dhe të fillojë të paguajë me këste Aishen për borxhin që i detyrohej.

Dea u pushua nga puna dhe duke mos pasur dijeni për ndërmjetësimin, këtë konflikt vendosi ta zgjidhë në rrugë gjyqësore. Gjykata Durrësit, pasi i informoi palët mbi ndërmjetësimin, me pëlqimin e palëve vendosi ta referojë rastin për zgjidhje tek një ndërmjetëse. Dea shmangu stresin dhe ankthin që i shkaktonin sallat e gjyqit dhe në një kohë rekord arriti te marrë dëmshpërblimin që i takonte nga punëdhënësi.

Renada dhe çifti i saj Leandri kishin një mosmarrëveshje në lidhje
me përllogaritjen e përgjegjësisë me zyrën përmbarimore, me të cilët kanë lidhje
një shërbim për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. Ata
zgjodhën ndërmjetësimin dhe falë si ndërmjetëses u gjet zgjidhja
nga palët për ekzekutimin e vendimit nga ana e përmbaruesit. Ndërmjetësimi
shmang një konflikt të ri i cili mund të sillte si një proces tjetër
vendim dhe dha zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët.

Artboard 32

Adresa

Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania

Artboard 37

Orari Punës

E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00