Projektet Tona
Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve ka zbatuar disa projekte ndër vite, për të mbështetur zhvillimin e ndërmjetësimit në Shqipëri.
- Projekti “Rritja e kapaciteteve të DHKN-së” i financuar nga USAID, periudha 2013 deri më 2014. Projekt i cili u zbatua nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve në dy Gjykata pilot Korçë dhe Durrës.
- Projekti i Binjakëzimit “Mbështetja e Zhvillimit të Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve në Shqipëri”, financuar nga BE, (2015-2017). Projekti u zbatua nga Ministria e Drejtësisë, Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien në Finlandë, në partneritet me Institutin Çek të Shërbimit të Provës dhe Ndërmjetësimit.
- Projekt i mbështetur nga “Save the Children” në periudhën 2016 - 2017, në kuadër të miratimit të kodit të drejtësisë penale për të mitur ku pjesë e rëndësishme është drejtësia restauruese për të mitur dhe ndërmjetësimi.
- Projekti “Forcimi i sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri” (2019 – 2021), financuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë. Ky projekt u zbatua në partneritet midis DHKN-së, CSSP - Qendra e Berlinit për Ndërmjetësimin Integrativ dhe Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve.
- Projekti “Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri”, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (Dhjetor 2021 – Janar 2025). Ky projekt zbatohet në partneritet midis DHKN-së, CSSP – Qendra e Berlinit për Ndërmjetësimin Integrativ dhe Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve.
- Nisma pilot “Indikatori 7” me temë “Mekanizmi i referimit për ndërmjetësim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, zbatuar gjatë vitit 2023.
Adresa
Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania
Orari Punës
E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00