Organizata jonë

Organet e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve janë:

1. Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve
2. Këshilli Drejtues
3. Kryetari i Dhomës
4. Bordi i Disiplinës

Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve përbëhet nga të gjithë anëtarët e Dhomës dhe është organi më i lartë vendimmarrës i DHKN-së. Ajo kryesohet nga Kryetari i DHKN-së.

Aktualisht Dhoma ka 117 të anëtarësuar. Në vijim të provimit të parë për t’u licensuar si ndërmjetës, Dhomës pritet që t’i bashkohen të paktën edhe rreth 70 ndërmjetës të rinj.

Kompetencat e Mbledhjes së Përgjithshme të Ndërmjetësve lidhen me vendimmarrje madhore për të cilat duhet dëgjuar zëri i të gjithë ndërmjetësve, si ndryshimet statutore, emërimi apo shkarkimi i organeve drejtuese, etj. Për më shumë informacion mbi kompetencat, ju lutem shikoni nenin 7/1 të Ligjit nr. 10385/2011 dhe Statutin e DHKN-së.

Keshilli Drejtues është Organ Ekzekutiv që përbëhet nga Kryetari i Dhomës si dhe 6 anëtarë të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve, me një mandat 3-vjeçar, me të drejtën e rizgjedhjes. Këshilli është organi kryesor që menaxhon dhe vendos për aktivitetet dhe pjesën administrative të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetesve. Për më shumë informacion mbi kompetencat, ju lutem shikoni nenin 7/2 të Ligjit nr. 10385/2011 dhe statutin e DHKN-së.

Anëtarë të Këshillit Drejtues me mandat 3-vjeçar janë personat si më poshtë:

1. Drita Avdyli, Kryetare
2. Azeta Tartaraj, Anetare
3. Enila Hasani, Anetare
4. Koço Simaku, Anetar
5. Iris Çekani, Anetare
6. Fatbardha Idrizaj, Anetare
7. Genci Anastasi, Anetar

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve

Kryetari zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Mbledhjes së Përgjithshme të Dhomës, me votim, për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Roli kryesor i kryetarit është drejtimi dhe përfaqësimi i DHKN-së me palët e treta vendase dhe të huaja.

Aktualisht pozicionin e kryetarit e mban Dr. Drita Avdyli, e cila është njëkohësisht dhe anëtare e Këshillit Drejtues. Ajo është emëruar për herë të parë në këtë detyrë në vitin 2013 dhe me shumë përkushtim ka punuar së bashku me anëtarët e Dhomës për të ngritur këtë profesion të ri në rangun e të gjithë profesioneve të tjera të lira dhe fuqizimin e kapaciteteve të Dhomës, falë dhe mbështetjes së vazhdueshme të organizatave të huaja dhe donatorëve të ndryshëm. Për më shumë informacion mbi kompetencat e Kryetarit, ju lutem shikoni nenin 7/3 të Ligjit nr. 10385/2011 dhe statutin e DHKN-së.

Drita Avdyli

Znj. Avdyli ka një eksperiencë shumë të gjatë pune në Administratën Publike shqiptare, duke mbajtur poste drejtuese në Institucione me rëndësi si, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës Shqiptare, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Brendshme, Koordinatore në Organizatën Rajonale MARRI në Shkup, si dhe Komisionere Kombëtare për Refugjatët.

Ajo gjithashtu është e angazhuar në fushën akademike dhe mban gradën Prof. Ass. Ka marrë pjesë në Grupet e Punës për hartimin e paketës ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Është ndërmjetëse e licencuar dhe që nga viti 2013 drejton Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve në cilësinë e Kryetares.

  • Kontakt: 0698483173
  • Email: info@dhkn.gov.al
  • Adresa: Selia e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, Rruga “ Brigada e VIII”, Pallati Tekno Projekt, Kati 4, Ap.13, 1001, Tiranë

Bordi i Disiplinës

Bordi Disiplinor është organi mbikëqyrës i veprimtarisë së ndërmjetësve. Përbëhet nga 5 anëtarë me mandat 5-vjeçar, ku 4 anëtarë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve dhe 1 anëtar zgjidhet nga Ministri i Drejtësisë. Bordi Disiplinor ka për detyrë të sigurojë dhe garantojë palët për një proces të ndershëm, transparent dhe të paanshëm, si dhe të pasqyrojë integritetin moral dhe profesional në shqyrtimin e çështjeve. Pikërisht në këtë organ mbikëqyrës të profesionit të ndërmjetësit Ministria e Drejtësisë, si Institucioni që mbikqyr këtë profesion, është pjesë e bordit me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas nenit 11/1 e vijues të Ligjit nr. 10385/2011.

Anëtarët e Bordit Disiplinor janë personat si më poshtë:

1. Alketa Elezi, Kryetare
2. Aida Kume, Anetare
3. Artur Ribaj, Anetar
4. Shaban Nexhi, Anetar
5. Perfaqesues nga Ministria e Drejtesise

Artboard 32

Adresa

Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania

Artboard 37

Orari Punës

E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00