Historia e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve

Në zbatim të Ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” dhe si domosdoshmëri për institucionalizimin e shërbimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtëgjyqësore, u krijua Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve. Më 7 korrik 2013, në mjediset e Ministrisë së Drejtesisë, në bashkëpunim me JUST-USAID, 29 ndërmjetësit e parë themeluan Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe me 24 vota miratuan Organet e DHKN-së dhe Statutin e saj.

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve (DHKN) është Ent Publik Juridik që ushtron veprimtarinë e saj të pavarur nga shteti dhe funksionet e saj rregullohen nga Ligji nr.10385/2011 i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Për më shumë detaje për mbledhjen e pare të krijimit të DHKN-së, linku më poshtë:

Publikohet lista me 29 ndërmjetësit e licencuar në Tiranë e rrethe (panorama.com.al)

Misioni i DHKN

Misioni i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, është rregullimi dhe kontrollimi i ushtrimit të veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Shqipërisë për t’u garantuar qytetarëve shqiptarë një shërbim cilësor dhe profesional, i cili është një alternativë për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të tyre jashtëgjyqësisht, me një kosto të ulët, në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë konfidenciale.

Motoja e ndërmjetësimit është “përfitim për të dyja palët".

Pjesë e Misionit të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve është: mbrojtja e interesave të Ndërmjetësve, anëtarë të saj. DHKN ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për çdo shtetas shqiptar apo të huaj dhe për realizimin e misionit të saj:

Artboard 32

Adresa

Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania

Artboard 37

Orari Punës

E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00