Degët Vendore

  • Degët Vendore
    Krijimi i Degëve vendore të DHKN-së parashikohet në Ligjin “Për Ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” nr. 10 385/2011 i ndryshuar (neni 8 i tij) dhe në Statutin i DHKN-së (neni 26 i tij). Ato veprojnë në bashkërendim me DHKN-në. Numri minimal i ndërmjetësve që mund të formojnë një degë vendore është pesë ndërmjetës, anëtarë të DHKN-së.
  • Misioni
    Dega vendore përfaqëson Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve në qarkun ku ajo ushtron veprimtarinë. Ajo është një hapësirë e disponueshme për ndërmjetësit për të ofruar shërbimet e tyre në një mjedis profesional, komod, të përshtatshëm dhe të sigurt. Degët vendore nuk kanë personalitet juridik të pavarur, por ushtrojnë aktivitete ndërgjegjësuese dhe promovuese të veprimtarisë të ndërmjetësimit.

Aktualisht DHKN-ja ka tre degë vendore në Durrës Elbasan dhe në Vlorë.
Degët Vendore administrohen nga Kryetari i Deges, i cili zgjidhet me votë të lirë të anetareve të saj dhe është stafi administrativ, sipas rregulloreve te Degëve Vendore, të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Kliko këtu për detajet e kontakteve të degëve vendore..

Artboard 32

Adresa

Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania

Artboard 37

Orari Punës

E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00