






Gjej një ndërmjetës

Pyetjet e bëra shpesh

Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën Palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje/konflikti, me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje optimale, të pranueshme për të dyja Palët, që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Akt-Marrëveshja e arritur, eshtë Titull Ekzekutiv dhe zbatohet menjëherë.
Sepse shpreh Vullnetin e lirë të Palëve, Paanshmërinë e ndërmjetësit, Drejtësi dhe Integritet, barazinë e Palëve, konfidencialitetin, dhe zgjidhja e Konfliktit Tuaj zgjat vetem 1-30 ditë.
Sepse Ndërmjetësimi ofron zgjidhje shumë të shpejtë, me kosto të ulët dhe rregullon marrëdhëniet midis Palëve në konflikt.
Sepse zgjidhjet gjyqësore nuk e zgjidhin asnjëherë konfliktin por e thellojnë atë, akoma më shumë, sepse në Gjykatë fiton vetëm 1 palë dhe kjo, pas disa vitesh, duke kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Sepse Ndërmjetësimi u jep mundësinë Palëve të jenë të barabarta, të shprehen lirisht dhe të vendosin vete, me avokat apo me përfaqësues, për fatet e tyre, gjë që nuk ndodh në Gjykatë.
Sepse në Ndërmjetësim, Ju e zgjidhni vetë Ndërmjetësin, ndërsa Gjyqtari Ju caktohet me short.
Sepse në Ndërmjetësim mund të shkoni në çdo orë dhe në cdo vend, dhe jo në prezencë të Togave të Zeza.
Sepse Ndërmjetësimi kryhet nëpërmjet një procesi civil, fleksibël dhe jostresues, nuk ka të humbur, por palët dalin WIN-WIN.
Ndërmjetësi është një person i tretë, i paanshëm, i licencuar nga Ministria e Drejtësisë dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve, i cili zgjidhet vullnetarisht nga JU, për të arritur një marrëveshje për konfliktin tuaj.
Menjëherë kur keni Konflikt apo mosmarrëveshje, para se ti drejtoheni gjykatës ose gjatë procesit gjyqësor, kontaktoni një Ndërmjetës. Atë mund ta gjeni në Listën pranë Ministrisë së Drejtësisë, pranë Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe në çdo Gjykatë, Prokurori apo pranë institucioneve të tjera. Ju mund ta gjeni nje duke klikuar ketu!
Konfliktet e pronësisë, detyrimet, kontratat, marrëdhëniet tregtare, të punës, familjare, pronësisa intelektuale, të drejtat e konsumatorëve dhe fusha e mosmarrëveshjeve midis organeve të administrates publike dhe subjekteve private. Ndërmjetësimi aplikohet dhe në fushën e të drejtës penale për vepra që ndiqen me kërkesë të viktimës akuzuese ose me ankim të të dëmtuarit dhe në fushën penale ku përfshihen të mitur sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur.
Proçedura për ndërmjetësim fillon me paraqitjen tuaj tek ndërmjetësi ose nga data e referimit të çështjes nga gjykata, prokuroria ose organe të tjera kompetente, për zgjidhjen e saj me ndërmjetësim.
Tarifat e procesit të ndërmjetësimit mund t’i gjeni në Manualin për Tarifat e Shpërblimit për Punën e Ndërmjetësit, të publikuar në rubrikën Legjislacioni, Aktet e DHKN. Të miturit që marrin pjesë në një proces ndërmjetësimi janë të përjashtuar nga tarifat e procesit të Ndërmjetësit.
Publikimet e Fundit
Këtu do të gjeni publikimet më të fundit nga aktivitetet tona në të gjithë Shqipërinë.




Publikimet e Fundit
Këtu do të gjeni publikimet më të fundit nga aktivitetet tona në të gjithë Shqipërinë.

Kontaktoni Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve
Nëse keni pyetje, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni me email, telefon ose vizitoni zyrat tona.
Adresa
Adresa: Zyra Qëndrore
Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania
Orari Punës
E Hene - E Premte: Nga ora 9.00 deri në orën 18.00
E Shtune: Nga ora 10:00 deri në 17:00